Policia konfirmon vrasjen dhe plagosjen e dy personave në Vushtrri: “Është konfiskuar një armë, hetimet po vazhdojnë”
Policia e Kosovës e ka konfirmuar vrasjen e sotme dhe plagosjen e dy personave në Vushtrri.
Vrasja u konfirmua se ka ndodhur rreth orës 15:50 nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 15:50, është raportuar se nga arma e zjarrit ka humbur jeten një person, ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur”, tha Zahiti për “Mitropol”.
Mitropol publikoi edhe identitetin e viktimës duke iu referuar burimeve të veta të cilat njoftuan se personi që mbeti i vrarë ishte Fatos Jashari.
Policia në lidhje me ngjarjes ka arrestuar dy persona të dyshuar, si dhe ka konfiskuar një armë, gjersa hetimet e mëtejme sipas Zahitit po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore./Mitropol/