
Në një bastisje të kryer sot në Skënderaj, Policia e Kosovës ka konfiskuar armë e municion, njofton ‘Mitropol’.
Gjatë bastisjes janë konfiskuar gjithsejtë dy pushkë automatike, katër karikator, 100 copë fishekë dhe disa pjesë të ndryshme të armës.
Dy persona janë arrestuar si të dyshuar dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për vepër penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.
Pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Mitropol






