
Shoferi i një autobusi në Ferizaj është shoqëruar në stacion policor, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
Gjatë një kontrolli në autobus, Njësia e Reagimit të Shpejtë ia kishte gjetur atij një armë zjarri dhe dy fishekë.
“Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH ), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 12:20 ka ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj për kontroll. Gjatë kontrollimit të automjetit dhe shoferit , te shoferi është gjetur një armë zjarri me dy fishekë“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit, atij i janë konfiskuar arma dhe fishekët, si dhe është iniciuar rasti për “Armëmbajtje pa leje”./Sinjali








