Policia kryen bastisje në Shtërpcë, sekuestrohen kamerat e vendosura nga strukturat ilegale serbe

Policia e Kosovës ka nisur një aksion për sekuestrimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale në Shtërpcë, komunën me shumicë serbe në rajonin e Ferizajt.
Prokurori Rasim Maloku tha se po e zbatojnë një urdhëresë të Gjykatës dhe Prokurorisë së Ferizajt për bastisjen e 4 lokacioneve në këtë qytet.
“Jemi prezent. Jemi duke e zbatuar një urdhëresë për kontrollimin e 4 lokacione”, tha ai nga vendi i ngjarjes.







