
Policia e Kosovës ka larguar sot gjashtë kamera monitorimi në Zubin Potok.
Lajmin e ka konfirmuar zv. komandanti i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Sipas ligjit në fuqi, monitorimin me kamera te vendeve publike e bën veç Policia e Kosovës. Në kuadër të asaj që u tha, sot në Zubin Potok kemi largu nga monitorimi 6 kamera, ndërsa në Verë të këtij viti i kishim larguar edhe 7 të tjera”, ka thënë Elshani.
Ndërsa nga Mitrovica- Veri këtë vit janë larguar 38 kamera poashtu.









