Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Leposaviq në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata për një rast të ndodhur më 7 korrik 2021, njofton “Mitropol”.
“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, më 28.11.2024 është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.”, thuhet në raportin policor.
Kujtojmë se Policia po kryen vazhdimisht arrestime për raste të ndryshme kriminale në veriun e vendit./Mitropol/