Market Florenti
02KOSOVËLAJME

Policia me aksion në Mitrovicë, sekuestrohen 75 qese marihuanë, para e fishekë armësh

Foto ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Hetues të Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit të Narkotikëve në Mitrovicë-Jug, pas pranimit të informacioneve të vlefshme nga terreni dhe në asistim të një patrulle policore pranë Stacionit Policor në Mitrovicë-Jug, kanë realizuar një kontroll të detajuar në një shtëpi dhe objektet përcjellëse në fshatin Rekë.

KFC

Gjatë kontrollit, si prova materiale janë sekuestruar:

TEB
  • 8 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë totale prej 8.8 gram.
  • 75 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale prej 106.3 gram.
  • 17 fara të bimëve narkotike Kanabis Sativa.
  • 8 fishekë të kal. 7.92×57.
  • 1 peshore digjitale.
  • 1 mulli për bluarjen e marihuanës.
  • 1010 euro para të gatshme.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Krimteknika Rajonale, e cila ka realizuar fotografimin, evidentimin, matjen dhe sekuestrimin e dëshmive. Gjatë kontrollit, i dyshuari nuk ka qenë i pranishëm në shtëpi, por i është lënë ftesë që të paraqitet në Polici për t’u marrë në pyetje.

Lidhur me këtë rast, është informuar Prokurori Kujdestar pranë Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda.

Hetimi për këtë rast është duke u kryer nga antidroga Mitrovicë-Jug në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

TEB