Policia ndalon 4 vetura me mall të kontrabanduar në Zubin-Potok, kishin hyrë ilegalisht nga Serbia
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Zubin-Potok ka ndaluar katër vetura të cilat kishin hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.
Gjatë kontrollit veturat ishin të ngarkuara me pije alkoolike dhe produkte të ndryshme ushqimore të kontrabanduara.
Rasti është cilësuar si “Kalim ilegal i kufirit dhe kontrabandim me mallra”.
Raportohet se nga njësitë policore janë ndaluar 4 vetura (tri me targa serbe dhe një me targa lokale) të cilat hynin ilegalisht, nga territori i Serbisë në R. e Kosovës. Gjatë kontrollit dhe verifikimit të tyre, në të gjitha këto vetura kishte të ngarkuar mall të kontrabanduar, kryesisht pije alkoolike dhe produkte të ndryshme ushqimore. Pas kontrollimit të dokumentacionit dhe veturave, është vërejtur se asnjëri nuk kishte dokumentacion mbi prejardhjen e mallit. Në lidhje me rastin veturat dhe mallrat janë konfiskuar dhe dorëzuar në terminal doganor, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, personat lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia