Një incident është raportuar mbrëmjen e së martës rreth orës 23:00 në bulevardin “Isa Boletini”, ku një i mitur kosovar dyshohet se ka hedhur një mjet piroteknik në drejtim të një automjeti të KFOR-it (karabinierëve), njofton Mitropol.
Policia ka ndërhyrë me shpejtësi dhe ka arritur ta ndalojë të dyshuarin, i cili është dërguar për intervistim në stacionin policor.
Pas përfundimit të procedurave të para hetimore dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i mituri është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është ende nën hetime, ndërsa autoritetet përkatëse po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes./Mitropol/