Policia në aksion- Arreston dy persona të dyshuar për fajde, i treti në arrati
Më datë 9 tetor të këtij viti, policia ka pranuar informacion për një rast fajdeje në Prishtinë.
Policia njofton se menjëherë kanë filluar trajtimi i informacioneve si janë ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.
Zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, kanë identifikuar tre persona të dyshuar lidhur me rastin, dy prej të cilëve janë arrestuar dhe intervistuar sot.
Sipas policisë, personat e dyshuar janë:
– A.F, mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe;
-E.F, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Ndërkaq, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Aktualisht hetuesit janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili ndodhet në arrati.