Policia: Në Jarinje qarkullimi sot po vazhdon pa probleme
Për momentin është duke vazhduar pa probleme qarkullimi në pikën kufitare në Jarinje.
Kështu ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Në Jarinje ka qarkullim pa probleme, për momentin”, tha Elshani mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë, më herët Elshani ka njoftuar për situatën që ka qenë gjatë natës në pikat veriore.
“Situatë e qetë, pa incidente”, ka thënë Elshani.
Ndryshe, për mbylljen e dy pikave kufitare të Bërnjakut dhe Merdares, ka njoftuar mbrëmë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.