
Në kuadër të 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut dhe stacionet e saj organizuan sot aktivitetin “Porta e hapur”. Nxënës dhe qytetarë vizituan ambientet policore për t’u njohur nga afër me punën dhe funksionimin e policisë, shkruan Mitropol.
Gjatë vizitës, pjesëmarrësve u shpërndanë fletushka informuese, broshura, flamuj dhe bluza me mbishkrime policore. Ky aktivitet synon të rrisë transparencën, të forcojë besimin e qytetarëve dhe të edukojë të rinjtë për rëndësinë e sigurisë dhe ligjit.
Policia nënvizoi se evente të tilla janë një mundësi për të krijuar lidhje më të forta me komunitetin dhe për të promovuar bashkëpunimin e qytetarëve me institucionin./Mitropol/








