Active 2
02LAJME

Policia në Mitrovicë zhvilloi plan operativ për sigurinë rrugore, u gjobitën 51 shoferë kamionësh

 

Me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve rrugore, Policia e Kosovës në Mitrovicë të Jugut ka zbatuar një plan të veçantë operativ, me fokus në kontrollin e kamionëve me tonazh të rëndë, shkruan Mitropol.

Active

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në pika të ndryshme të qytetit, policia ka evidentuar një sërë parregullsish teknike dhe ligjore, si: goma të dëmtuara, mungesë të pajisjeve të detyrueshme dhe automjete me regjistrim të skaduar.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjoba ndaj 51 kundërvajtësve, në përputhje me ligjet aktuale të komunikacionit rrugor.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e veçanërisht tek drejtuesit e automjeteve të rënda, që të respektojnë rregullat e qarkullimit për të parandaluar aksidentet dhe për të ruajtur jetën e qytetarëve.

Active 1