Premium Store
02LAJME

Policia në Mitrovicën e Jugut mban ligjërata në shkolla me temën “Bullizimi në shkollë”

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për parandalimin e dukurive negative tek të rinjtë, policia ne Mitrovicën e Jugut, po mbanë ligjërata me nxënës të disa shkollave fillore dhe të mesme me temën “Bullizimi në shkollë”.

Qëllimi i këtyre ligjëratave është ngritja e vetëdijes tek nxënësit për pasojat që sjell bullizimi, promovimi i respektit të ndërsjellë dhe krijimi i një ambienti të sigurt e të shëndetshëm shkollor.

Premium Store

Zyrtarët policorë gjatë ligjeratave me nxënës kanë diskutuar për format e bullizimit, mënyrat e identifikimit dhe raportimit të rasteve, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet policisë, shkollës dhe prindërve në parandalimin e kësaj dukurie.

Policia, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në shkolla të tjera, me synim që çdo nxënës të ndihet i sigurt dhe i respektuar në mjedisin shkollor.

SultanDoner