Aurora Group
02LAJME

Policia në Rajonin e Mitrovicës konfiskon katër armë

Gjatë ditës së djeshme dhe sot në orët e hershme të mëngjesit, policia në Rajonin e Mitrovicës ka konfiskuar katër armë, shkruan “Mitropol”.

Në rastin e parë, policia në Mitrovicë ka identifikuar në person i cili kishte postuar në rrjetin social TikTok një video duke shtënë me armë.

Weelnes

Policia ka arrestuar të dyshuarin D.H të cilit edhe i është konfiskuar arma e llojit pistoletë (me gas).

Në rastin e dytë, njësia policore gjatë patrullimit në Vushtrri në orët e pasdites kanë ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit në bagazh kanë gjetur një armë gjuetie.

I dyshuari M.SH është arrestuar e gjithashtu atij i është konfiskuar edhe arma për të cilën nuk posedonte autorizim.

Në rastin e tretë policia në Skenderaj gjatë një pike kontrolle ka ndaluar një automjet në të cilin gjendeshin dy personave e që të dyve iu gjetën armë.

Armët ishin të llojit pistoletë dhe gjithashtu kishin edhe municion.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe poashtu armët u janë konfiskuar.

Që të tri situatat janë iniciuar për vepër penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe katër të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Dukato 1