Policia në rajonin e Mitrovicës me aktivitete të shtuara për sigurinë në trafik – në fokus sezoni dimëror

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, Policia e Rajonit të Mitrovicës se jugut, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh parandaluese dhe vetëdijesuese, me theks të veçantë në masat për sezonin dimëror.
Krahas zbatimit të masave të rregullta policore, është inicuar edhe një fushatë vetëdijesuese për drejtuesit e automjeteve, e cila synon të nxisë kujdesin e shtuar gjatë ngasjes dhe respektimin e rregullave të qarkullimit gjatë kushteve atmosferike dimërore.
Në kuadër të kësaj iniciative, policia po shpërndan fletëpalosje informuese me këshilla elemtare për shoferet e automjeteve, si:
Pajisja e automjeteve me goma dimërore;
Kontrolli teknik i mjeteve;
Mbajtja e distancës së sigurisë;
Përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës;
Këto aktivitete kanë për qëllim rritjen e vetëdijesimit dhe përgjegjësisë së pjesëmarrësve në trafik, në mënyrë që të parandalohet çdo rrezik potencial ne trafikun rrugor.
Policia, apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe pjesëmarrësit në trafik që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për përgatitje të sigurt për sezonin dimëror.








