Policia në Veri ndalon serbët e dyshuar për kontrabandë, njëri nga ta gjuajti me armë zjarri, u arrestua nga Policia

Sot në fshatin Bube të Zubin Potokut Policia e Kosovës në përpjekje për të kontrolluar disa automjete të dyshimta ka hasur në rezistencë, shkruan Mitropol.
Personat të cilat i rezistuan kontrollit policor kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, dhe për tu mbrojtur policia i është kundërpërgjigjur sulmit me armë.
“Policia kanë arritur ta arrestojnë njërin nga të dyshuarit: D.I., (viti i lindjes 1981, mashkull serb kosovar nga Z.Potoku)”, thuhet në komunikatën e policisë.
Nga shkëmbimi me armë zjarri nuk ka pasur lëndime të asnjërës palë, ndërkaq gjatë kontrollit të bërë në automjetin e të dyshuarve janë gjetur të ngarkuara 40 copë dele, pa dokumentacion përcjellës e që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
Kamioni me dele është dërguar në terminalin doganor, dy veturat e hasura në vend-ngjarje janë konfiskuar, kurse me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.







