Aquapark 1
02KOSOVËLAJME

Policia në veri parandalon dy raste të kontrabandimit me mallra

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, ka pranuar informata për dyshime lidhur me kontrabandimin e mallrave në zonën kufitare të Bërnjakut. Si rezultat, janë ndërmarrë veprime operative në terren, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Gjatë operacionit, zyrtarët policorë kanë lokalizuar një automjet Audi me targa të huaja, i ndaluar, pa vozitës dhe i dyshuar se përdorej për kontrabandim me mallra.

Medi

Më pas, gjatë kontrollit të një objekti dhe zonës përreth, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 5,550 boksa cigare të llojeve të ndryshme. Po ashtu, në afërsi të objektit janë gjetur edhe 19 paketa cigaresh si te dyshuar te kontrabanduara.

Lidhur me këtë rast, një person është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Gjatë operacionit, zyrtarët policorë kanë ndaluar edhe një kamion me targa të huaja, i cili ishte në lëvizje dhe transportonte materiale metalike, për të cilat drejtuesi nuk ka poseduar dokumentacion përkatës.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin kujdestar, ndërsa Dogana e Kosovës ka bërë sekuestrimin e mallrave dhe të dy automjeteve për procedura të mëtejshme. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti i është kaluar për trajtim Doganës së Kosovës.

Policia e Kosovës do të vazhdojë me aktivitete dhe operacione të tilla, në bashkëpunim me institucionet kompetente, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kontrabandimit me mallra, si dhe të çdo veprimtarie tjetër të kundërligjshme.

Active 1