Medi
02LAJME

Policia në Vushtrri arreston një person të dyshuar për vjedhje të rëndë, vodhi 45 njehsorë të ujit

 

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, e cila ishte raportuar një javë më parë.

Aquapark 2

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm dhe provave të siguruara . Sipas hetimeve, i dyshuari në bashkëveprim edhe me një person tjetër i cili mbetet në kërkim policor, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në një objekt ndërtimi, ku cak i vjedhjes kanë qenë 45 (dyzet e pesë) njësor uji.

Pas procedurave të intervistimit, ndaj të dyshuarit të moshës së mitur, me aktvendim të Prokurorit kompetent, i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.

Dukato 1