Active 2
02KOSOVËLAJME

Policia parandalon kalimin e paautorizuar të kufirit dhe kontrabandën me mallra nga rrugët ilegale në Bistricë

Me datën 10.05.2023, rreth orës 20:30, Policia Kufitare e Kosovës me njësitet e saj gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirit shtetror në patrullim e sipër, përgjatë Sharpelit dhe Bistricës (rrugë e cila të dërgon në Serbi përmes rrugës alternative) kanë vërejtur një automjet VW Passat duke tentuar të kalojë nga Bistrica (Republika e Kosovës) për në fshatin Mure (Serbi), të cilin edhe e kanë ndaluar për verifikim dhe kontroll.

I dyshuari me automjetin e lartcekur (VW) transportonte ngarkesë me pako të duhanit.

Active 1

Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet doganore dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për ”Kalim të pa autoroziuar të kufirit dhe kontrabandë me mallra”.

Malli i gjetur (pakot me duhan) me urdhër të prokurorit dërgohet në terminalin doganorë për procedura tjera.

Pellini