LAJME

Policia qëllon një burrë që bërtiste “Allahu Ekber” me thikë në dorë

Një person i armatosur me thikë është qëlluar nga policia e transportit në Paris. Ai bërtiste “Allahu Ekber” dhe “Franca sundohet nga Shteti Islamik” në një stacion të trenave.

Raportohet se burri është plagosur rëndë, pasi e tundte thikën në stacionin “Saint-Lazare”, që është njëri nga më të ngarkuarit në kryeqytetin francez, shkruan Daily Mail.

Weelnes

Incidenti ndodhi pasi ai u ndalua për mosvendosje të maskës dhe më pas refuzoi që t’i zbatonte urdhrat e zyrtarëve të hënën në mbrëmje.

Ai më pas e nxori thikën dhe mësyu drejt katër policëve duke bërtitur “Allahu Ekber. Franca sundohet nga Shteti Islamik” para se të qëllohej dy herë në gjoks.

Koha