Dukato 2
KOSOVËLAJME

Policia shpall në kërkim tre persona, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e vendndodhjes së tyre

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat e kërkuar janë:

Medi

• ISMET (Rexhep) KELMENDI i lindur me 09.09.2005 nё Pejё.

• VALTRIM ( Shefqet) KELMENDI i lindur me 28.02.2005 nё Pejё

• PREMTON (Megjid) BERISHA i lindur me 11.09.2005 nё Pejё

Tё pandehurit janë tё kërkuar për veprat penale:

• Mbajtja nё pronёsi, kontroll apo posedim tё paautorizuar tё armёve
• Lëndim i lehtё trupor
• Kanosja

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Active