Policia shpërndanë fletushka për vetëdijesim për rreziqet nga keqpërdorimet kibernetike në rajonin e Mitrovicës

Me qëllim të vetëdijesimit për rreziqet nga krimet kibernetike policia në rajonin e Mitrovicës përmes aktiviteteve (fushatës) po synon të rris vetëdijesimin e qytetarëve nga rreziqet e kësaj dukurie, transmeton “Mitropol”.
Për të informuar qytetarët me disa nga rreziqet dhe metodat e mashtrimeve dhe keqpërdorimit të krimeve kibernetike, në fletushkën që po ju shpërndahet qytetarëve janë ilustruar disa nga shembujt se si të parandalojmë rreziqet nga keqpërdorimet, cilat janë masat e sigurisë që secili mund të i ndërmerr për të parandaluar keqpërdorimet kibernetike.
Për çdo dyshim të keqpërdorimeve apo mashtrimeve nga krimet kibernetike raportoni në Polici në linjën 192, aplikacionin mobil “Lajmëro Policinë” ose në e-mail info@kosovopolice.com.
Rreziqet nga keqpërdorimet kibernetike:
– Kujdes, llogaria juaj mund të ju keqpërdoret (hakohet)!
– Disa nga linçet (të rrejshme) krijohen për të keqpërdorur/mashtruar llogarinë tuaj!
– Mos hapni, mos aplikoni në secilin aplikacion që nuk e dini prejardhjen (vërtetësinë e tij)
-Kujdes gjatë blerjeve online me kartela bankare në web faqe të panjohura!
Masat e sigurisë
-Para se të japësh të dhënat tuaja personale sigurohu për besueshmërinë e adresës-linkut!
-Mos shkarkoni aplikacione dhe webfaqe të pasigurta!
-Aplikimi me të dhënat tuja në linqe të ndryshme lehtësisht mund të keqpërdoret!
-Mos jepni numra personal te dokumenteve tuaja te identifikimit!
-Mos jepni numrat e xhirollogarisë suaj bankare dhe tre numrat e (kodin e sigurisë) te kartelës suaj te cilët janë te vendosur ne anën e mbrapsme te kartelës bankare!
-Mos jepni te dhëna tjera personale
Kujdes
-Dukurinë e keqpërdorimit të krimeve kibernetike mund ta hasim kudo.
-Zhvillimi dhe avancimi i teknologjisë përveç se i domosdoshëm – bartë me vete edhe rreziqet e mundshme!








