Dje “Mitropol” raportoi ekskluzivisht për identitetin e personit që dyshohet se vrau Florim Zeiqirin nga fshati Vinarc, në rrugën “Fatime Hetemi”, pranë rrugës “Ali Zeneli” rreth orës 09:42.
Pas plagëve të marra, Zeqiri u trajtua në Spitalin e Mitrovicës e prej aty u dërgua në QKUK, ku edhe ndërroi jetë.
Policia për dy ditë u angazhua në identitikimin e dorasit gjatë tërë ditës.
“Mitropol” raportoi ekskluzivisht nga burimet e veta se personit të dyshuar për vrasjen i është bastisur edhe shtëpia në Pantinë të Vushtrrisë pas një pune të pandalur të Polcisë ku u gjet edhe një armë e motocikletë që dyshohet se u përdor për vrasjen.
Pas bastisjes së parë, Policia ka bastisur edhe një vend të dytë, saktësisht shtëpinë e një familjari të të dyshuarit në Runik të Skënderajt.
“Mitropol” raportoi ekskluzivisht se personi i dyshuar për vrasjen është Valdrin Salihu.
I dyshuari është i moshës rreth 33 vjeçare, nga fshati Pantinë gjersa një kohë ka banuar jashtë vendit në Suedi.
Policia sot njoftoi se gjatë kontrollit në banesën që është shfrytëzuar nga i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, tre karikatorë dhe 205 fishekë.
Ende nuk dihen motivet e sakta që kanë shpier te vrasja e Zeqirit, por Policia po vazhdon me hetimet për zbardhjen e rastit.
Florim Zeqiri u varros dje në varrezat e fshatit Vinarc i Poshtëm në ora 16:00./Mitropol/