Policia ua gjen armën me dy tyta në veturë dy personave në Zubin Potok, Prokurori i liron në procedurë të rregullt

Gjatë kontrollit të një veture në Zubin Potok, dje rreth orës 02:10, Policia e Kosovës ka hasur dhe konfiskuar një armë dy tytëshe e kalibrit 12 si dhe dhjetë fishekë, njofton “Mitropol”.
Pas kontrollit, dy burra janë shoqëruar në stacionin policor.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.








