KFC
02KOSOVËLAJME

Policia vazhdon bastisjet në Zveçan, pas objektit në pronësi të Komunës paralele shfrytëzuar nga strukturat serbe bastiset një bastore

Policia e Kosovës po vazhdon aktivitetin e vet për shtrirjen e sundimit të ligjit dhe kushtetuetshmërisë në veriun e vendit.

Market Florenti

Në vazhdën e kësaj, sot Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në një objekt, pronë e komunës paralele, e shfrytëzuar nga strukturat paralele serbe në Zveçan, siç raportoi ekskluzivisht “Mitropol”.

TEB

Burime të “Mitropol” bënë të ditur se në objektin  ku kanë funksionuar strukturat e financuara nga Serbia, Policia e Kosovës ka gjetur thasë të shumta të mbushura me rërë të cilat dyshohet se janë përdorur si barrikada për bllokim të rrugëve. Veç tyre, Policia kishte hasur edhe në rërë të papërgatitur e cila dyshohet se u përdor për qëllime të njejta.

Pas bastisjes aty, Policia e vazhdoi aksionin në një objekt tjetër aty pranë ku u gjet organizim ilegal i skemave piramidale, bixhozit dhe lojëve me bast.

Kujtojmë se më 22 mars 2019 qeveria e Ramush Haradinajt mori vendim për ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë me ç’rast u urdhërua mbyllja e të gjitha bizneseve me veprimtari të tillë, porse në veri vazhdoi mbajtja hapur e lokaleve të bastit dhe bixhozit edhe deri sot./Mitropol/

Koha