KOSOVËLAJME

Policia zhvillon aksion në 14 lokacione , konfiskon armë – lidhet me një grup kriminal që u shkatërrua vjet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar një operacion policor ku janë kontrolluar 14 lokacione nga ku janë konfiskuar një sasi e konsideruar armësh dhe municionesh të kalibrave të ndryshëm.

Policia tha se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda si rezultat i shkatërrimit të një grupi kriminal qe ishte realizuar vitin e kaluar (02.10.2023), ku ishin arrestuar tre persona të dyshuar, në vazhdën e bashkëpunimit ndërkombëtar lidhur me rastin ‘’Gjermania’’ ka vazhduar hetimet edhe përgjatë këtij viti.

Koha
Florenti Company
Market Florenti

“Njësiti kundër Krimit të Organizuar ka vazhduar me aktivitete intensive hetimore, ku më datat 13.03.2024, 14.03.2024 dhe 15.03.2024, ka realizuar një operacion policor në disa lokacione të ndryshme në nivel vendi, lidhur me dyshimet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës zotohet se do të mbesë e përkushtuar në hetimin dhe zbulimin e të gjitha veprave penale në vend si me theks të veçantë ato në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.