
Rreshterja e Policisë së Kosovës A.I., është gjetur e vdekur mesditën e djeshme në varrezat e qytetit në Gjilan.
Burime të besueshme të Express-it brenda policisë thanë se rreshterja dyshohet se është gjetur e vdekur në afërsi të varrit të motrës së saj, e cila ishte ndarë nga jeta vitin e kaluar si pasojë e një sëmundje të rëndë. Të njëjtat burime thanë se A.I., e kishte përjetuar rëndë vdekjen e motrës së saj.








