“Prej nesër në orën 18:00 deri të largohet Policia nga veriu”: Organizatori serb thotë se nuk do t’i ndalin protestat në kufi
Screenshot
Kryetari i të ashtuquajturit Asociacioni i Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka bërë të ditur se prej nesër në orën 18:00, do të bllokohen kufijtë Kosovë-Serbi.
Ai në agjencinë Beta ka thënë se do të marrin pjesë mbi 400 persona.
“Bllokada do të fillojë nesër në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të tërhiqen forcat policore të Kosovës nga veriu i Kosovës dhe institucionet e uzurpuara t’u kthehen serbëve. Gjithashtu kërkojmë nga KFOR-i që në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244, ta marrë kontrollin e veriut të Kosovës”, tha ai.
“Do t’i bllokojmë vendkalimet kufitare në Bërnjak, Jarinjë, Merdarë dhe atë në Kullë. Vendkalimi në Konçul nuk do të bllokohet tani për tani”./Nacionale