
Prej sot nuk do falet Xhumaja e dytë në Mitrovicë
Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë ka njoftuar se prej sot nuk do vazhdohet me faljen e xhumasë së dytë në Mitrovicë, shkruan “Mitropol”.
Falja e xhumasë së dytë kishte filluar me kërkesën e besimtarëve dhe kryhej në xhaminë qendore “Isa Beg”.
Tash meqë po shkojmë drejt llogaritjes verore të kohës nuk do ketë më nevojë që namazi i xhumasë të falet në dy orare.
Njoftimi i plotë nga BIK:
Të nderuar besimtarë
Ju njoftojmë se nga sot më nuk do të falet Xhumaja e dytë në Mitrovicë.







