Aurora Group
KOSOVËLAJME

Prej sot qytetarët do ta paguajnë rrymën më shtrenjtë

Nga sot kosovarët do të paguajnë rreth 15 për qind më shtrenjtë për faturat e energjisë elektrike. Kjo pasi të enjtën e 30 marsit, bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka marrë vendim që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen. Trifat e reja hyjnë në fuqi sot (1 prill), e do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

Për rritjen e këtyre tarifave kanë reaguar nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut. Në reagim thuhet se kjo rritje nuk i prekë as edhe për një cent të vetëm serbët të cilët, që nga përfundimi i luftës asnjëherë nuk e kanë paguar rrymën, ujin, mbeturinat dhe shërbimet tjera, në ndërkohë që kanë punuar për interes të Serbisë dhe kundër institucioneve të Kosovës.

Aurora Group

KMDLNj theksoi se diskriminimi i qytetarëve në baza etnike është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe vepër penale e kjo po ndodhë në Kosovë, shqiptarët dhe joserbët janë të detyruar të paguajnë të gjitha faturat, kurse serbët këtë nuk e bëjnë, që nga përfundimi i luftës e deri më tani.

“Në një vend normal ku ka aktivizëm qytetarë dhe deputetë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, asnjë qeveri nuk do t’i mbijetonte presionit të arsyeshëm shkaku i diskriminimit të lakuriquar në baza etnike. Po nëse ky veprim do t’iu bëhej serbëve, rasti do të shkonte deri te Kombet e Bashkuara”, u tha në reagim.

Premium Store