KFC
02LAJME

Premton Bedri Hamza: Në qeverisjen time Mitrovica do të ketë transport publik të modernizuar

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, gjatë ditës së sotme ka vizituar pronarët e kompanive të autobusëve në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Në këtë takim Hamza bëri një premtim për qytetarët mitrovicas, ku theksoi se nën qëverisjen e tij Mitrovica do të bëhet me transport publik.

Market Florenti

Përmes transportit publik Hamza thekson se do të lehtësohet qarkullimi i qytetarëve mitrovicas.

Postimi i plotë:

Sot bisedova me pronarët e kompanive të autobusëve në Mitrovicë për problemet e tyre dhe për përmirësimin e shërbimeve për udhëtarë. Ne do u krijojmë kushte më të mira për zhvillimin e bizneseve dhe do t’i eliminojmë të gjitha pengesat nga vendet e pritjes nëpër qytet. Rrjeti i transportit publik do të modernizohet dhe do të ketë linja të rregullta që ua lehtësojnë qarkullimin qytetarëve të Mitrovicës.

Kjo do të ndikojë pozitivisht edhe te kompanitë e autobusëve. Mitrovica do të ketë transport publik dhe trafik funksional!

Premium Store