Aurora Group
KOSOVËLAJME

Presidenca e Bosnjës pa konsensus për votimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Presidenca e Bosnjë-Hercegovinës nuk ka gjetur konsensus për votimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

TEB

Presidenca e Bosnjës mbajti të martën seancë të jashtëzakonshme dhe e vetmja pikë e rendit të ditës ishte qëndrimi i këtij institucionin lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

TEB

Denis Beqiroviq, anëtar i Presidencës nga Bosnja votoi pro anëtarësimit të Kosovës, Zheljko Komshiq i Kroacisë abstenoi, ndërsa Zheljka Cvijanoviq e Serbisë ishte kundër.

Javën e kaluar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dha dritën jeshile për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës votuan 131 nga 171 anëtarë të pranishëm, 29 ishin kundër dhe 11 abstenuan.

Përfaqësuesit boshnjakë nuk e mbështetën unanimisht pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Branislav Borenivuq dhe Snjezhana Novakoviq votuan pro, ndërsa Sabina Çudiq dhe Sasha Magazinoviq votuan kundër. Një përfaqësues s’ishte i pranishëm.

Mbledhja e Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës do të mbahet në mes të majit, me shpresë që Kosova do të marrë mbështetjen e mjaftueshme për t’u bërë anëtare e plotë e kësaj organizate.

Koha