
Presidentja Vjosa Osmani ka mbaruar takimin me partitë politike dhe data e zgjedhjeve lokale caktohet ditëve në vijim, shkruan Mitropol.
Vjosa Osmani sot ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e partive politike.
“Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.”, njofton presidenca.








