Premium Store
KOSOVËLAJMESPORT

Presidenti i këtij klubi kosovar dhuron 50 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Presidenti i klubit futbollistik “Gjilani”, Florim Zuka, ka njoftuar se do t’i dhurojë 50 mijë euro për Fondin e Sigurisë, shkruan Mitropol.

Këtë njoftim Zuka e ka bërë përmes një komunikate zyrtare.

Aurora Group

Komunikata e plotë:

Presidenti i Sport Club Gjilani, Florim Zuka, i cili njëherit është edhe pronar i kompanisë “Tali Shpk” ka ofruar 50,000 euro për Fondin e Sigurisë të hapur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Fondi i Sigurisë është i domosdoshëm për vendin, ndaj kërkesës për donacion i është bashkangjitur edhe presidenti Zuka.

“Duke e parë sa e rëndësishme është siguria, kam vendosur që ta jap donacion këtë shifër e cila mund të jetë simbolike, por shumë e domosdoshme për Fondin e FSK-së”, deklaroi presidenti Zuka.

Njëherit Sport Club Gjilani mbështet dhe përkrah çdo nismë të tillë, e cila është në shërbim të interesave dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Active