
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, sot do të vie në Kosovë, shkruan Mitropol.
Për këtë vizitë, do të përkujdeset Policia e Kosovës.
Ajo do të bëj ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore, për intervale të shkurta kohore, në të cilat pritet të kaloj eskorta e presidentit shqiptar.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.”, thuhet në komunikatë./Mitropol/