Presidentit slloven ia merr vëmendjen fotografia e Rugovës: I kujtoj takimet me këtë burrë shteti

Presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, gjatë konferencës së përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, ia mori vëmendjen fotografia e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Pahor tha se ajo fotografi ia kujtoi takimet me Rugovën, ndërsa tha se e pyet veten se si do të sillej ai në rrethanat aktuale me të cilat po përballet Kosova, raporton Gazeta Express.








