Active 2
KOSOVËLAJME

Presidentja merr çmimin “Gjergj Kastrioti”: Nga sot, kemi një copëz Kosove në zemër të Kalabrisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka pranuar çmimin “Gjergj Kastrioti” në Kalabri të Italisë duke shkruar se tashmë, në këtë të fundit gjendet një pjesë e Kosovës.

Me anë të një postimi të Facebook, Osmani ka shkruar se një çmim i tillë është mirënjohje për betejën historike të Kosovës për liri dhe jo vetëm.

Active 1

“Arbëreshët, shtyllë e kulturës dhe e identitetit kombëtar! Mirënjohëse për mikpritjen vëllezërve e motrave arbëreshe. Për shekuj të tërë, ata e kanë ruajtur identitetin kombëtar e gjuhësor, traditën, ritet e kulturën e të parëve të tyre. Ideja e rilindjes kombëtare dhe historia e heroit tonë nacional, Gjergj Kastriotit, e gjejnë burimin në tokën e arbëreshëve. Falenderoj komunën e Frasnitës për çmimin “Gjergj Kastrioti”. Ky çmim është mirënjohje para së gjithash për betejën historike të Kosovës për liri dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar. Po ashtu, në zemër të Arbërisë, në praninë e shumë arbëreshëve të Frasnitës, inauguram sheshin, i cili e mban emrin e Republikës sonë, sheshi “Kosova”.  Nga sot, kemi një copëz Kosove në zemër të Kalabrisë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Koha