KOSOVËLAJME

Presidentja Osmani falënderon SHBA-në për lirimin e policëve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe.

Market Florenti
Roadside

Këto deklarata, Osmani i ka bëri gjatë konferencës për media me guvernatoren e shtetit të Iowas, Kim Reynolds, pasi u dha lajmi për lirimin e policëve.

Florenti Company
Market Florenti
Koha
Market Florenti

“Më lejoni të shpreh falënderimet për gjithë punën që ka bërë SHBA-ja për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët po mbaheshin të kidnapuar”, tha ajo.

Atyre iu ishte caktuar masa e paraburgimit më 16 qershor, por dihej kohëzgjatja.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se ata janë kidnapuar nga territori i Kosovës, derisa nga Beogradi kanë thënë se ata janë arrestuar në territorin serb.

Autoritetet serbe patën thënë se ata dyshohet të kenë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar vazhdimisht lirimin e tyre pa kushte.