Premium Store
LAJMEROZË

Presidentja Osmani i jep shtetësinë e Republikës së Kosovës Dua Lipës: Mirë se erdhe në shtëpi

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duke e dekoruar me një nderim të veçantë: Shtetësinë e Republikës së Kosovës, shkruan Mitropol.

Premium Store

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua!”, shkroi Osmani, duke theksuar se ndarja e këtij vlerësimi për Duan u bë me dekret presidencial.

Presidentja e cilësoi këngëtaren si një nga personalitetet më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit, duke vlerësuar kontributin e saj të jashtëzakonshëm për promovimin e imazhit të Kosovës në skenat ndërkombëtare.

“Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit”, u shpreh Osmani.

Presidentja gjithashtu shprehu mirënjohje të thellë për gjithçka që Dua Lipa ka bërë për vendin, rininë, artin dhe për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në botë.

“Dua, Kosova është gjithmonë krenare me ty!”, përfundoi Osmani.

Koha