
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Turqi.
Osmani ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarët turk, përfaqësuesit e bizneseve, shqiptarët e diasporës e prodhuesit industrial.
Veç tyre ajo ka vizituar edhe fabrikat ku prodhohen pajisje të sofistikuara ushtarake, shkruan Mitropol.
Në një foto të publikuar në rrjete sociale nga burri i saj, presidentja Osmani shihet duke provuar një helmetë të pilotëve ushtarak.
Osmani në vizitën e saj në Turqi qëndroi edhe në fabrikën për prodhimin e dronëve të famshëm “Baykar” në Stamboll, në kohën kur Ukraina po përdorë këta dronë karshi ushtrisë ruse./Mitropol/








