Aquapark 1
KOSOVËLAJME

Presidentja Osmani për rrëmbimin e serbit: Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë

 

Gjatë ditës së sotme u raportua se një qytetar serb sot u plagos e kidnapua nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës, shkruan Mitropol.

Aurora Group

Lidhur me këtë ka reaguar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila tha se bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Serbia, e cila çdo ditë bën propagandë e dezinformata për të drejtat e serbëve në Kosovë, ka plagosur dhe më pas ka kidnapuar një qytetar serb të Kosovës.

Kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme.

Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkaq skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla.

Premium Store