Presidentja thotë se arrestimi i Arbnor Spahiut nga Serbia është i ngjashëm me ato të viteve ‘90-ta

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar ndaj arrestimit të fundit nga shteti serb ndaj ish-policit Arbnor Spahiu, ku sipas saj, ky është një arrestim që të kujton arrestimet shoviniste të bëra gjatë viteve ‘90, shkruan Mitropol.
Sipas Osmanit, “Serbisë nuk i interesojnë as të drejtat e njeriut, as konventat ndërkombëtare, e as standardet evropiane.”
Osmani tutje tha se arrestimi i Spahiut është bërë mbi baza të rreme.
“Ky akt nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit, por me vazhdimësinë e praktikave të vjetra të një regjimi që refuzon të përballet me të kaluarën dhe që keqpërdor ligjin për të kërcënuar qytetarët tanë.”, shkroi ajo.
Ajo tha se përpos kontaktit të vazhdueshëm me Zyren Ndërlidhëse në Beograd, kanë kërkuar edhe reagim nga shtetet e Quintit dhe Misioni i BE-së.
“Gjatë ditëve të fundit, përveç kontakteve të vazhdueshme me Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, kemi kërkuar edhe reagimin e fuqishëm të shteteve të Quint-it dhe Misionit të BE-së, në mënyrë që këto shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e Serbisë të mos injorohen.”, tha Osmani.
Ajo poashtu tha që të shmangen kalimet nëpër Serbi nga qytetarët kosovar./Mitropol/.