Aurora Group
02

Preteni: Nga parketi i basketbollit te sfidat e udhëheqjes – kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, shembull i lidershipit në Mitrovicë

Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kandidati i PDK-së për asamble komunale, Xhafer Preteni, nr. 10 në listë, ka shpërndarë një mesazh mbështetjeje për kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri.

Preteni ishte bashkëluftëtar me Enver Tahirin, babain e kandidatit Arian Tahiri dhe që nga atëherë kanë miqësi familjare në mes tyre.

Dukato 1

Preteni në postimin e tij thekson se rrugëtimi i Tahirit është i lidhur ngushtë me qytetin e Mitrovicës, duke nisur qysh nga fëmijëria kur ai shquhej si sportist e lider në fushën e basketbollit.

Siç kujton ai, medaljet dhe fitoret që Tahiri i solli klubit të basketbollit të Mitrovicës, ishin treguesi i parë i një energjie dhe përkushtimi që më vonë do të reflektonte edhe në jetën publike e institucionale.

“Ky ishte vetëm fillimi i rrugëtimit të tij për të dëshmuar se me përkushtim dhe punë të ndershme arrihen fitoret më të mëdha”, shkruan Preteni, duke e paraqitur Tahirin si një bir të qytetit që asnjëherë nuk e ka lënë pas dore Mitrovicën dhe gjithmonë ka dhënë kontribut për të.

Sipas tij, energjia, përkushtimi dhe qasja e Tahirit ndaj qytetit janë garanci për një udhëheqje të suksesshme dhe zhvillim të Mitrovicës në të ardhmen.

“Arian Tahiri është njëri nga ne që po punon, dhe do të punon, për ne”, shprehet Preteni, duke ftuar qytetarët që më 12 tetor ta mbështesin me votë kandidatin e PDK-së për kryetar të komunës.

🗳 Voto Arian Tahiri – 191 PDK

Weelnes