
Kandidati për Asamble Komunale nga radhët e PDK-së në Mitrovicë, Xhafer Preteni sot ka marrë pjesë në takimin me banorët e Tunelit të Parë, shkruan Mitropol.
Preteni i cili në listë mbanë numrin 10, tha se pas datës 12 Tetor, investimet në infrastrukturë dhe përmirësimi i jetës së banorëve të asaj pjese do të jenë ndër prioritetet kryesore.
“Së bashku me ju dhe me besimin tuaj, do të ndërtojmë një Mitrovicë më të zhvilluar e më të drejtë për të gjithë! “, tha tutje ai.







