Dukato 2
KOSOVËLAJME

Prindon Sadriu “kapet” me Nexhmedin Spahiun: Çdo pune të mirë të presidentes i bëni jehonë negative

Analisti Nexhmedin Spahiu i ka komentuar Prindon Sadriut, burrit të presidentes Vjosa Osmani, në një postim ku citohej e para e shtetit.

Sadriu kishte botuar atë që e cilësoi si “pjesë nga fjalimi i Komandantes Supreme”, e ku Osmani theksonte se pavarësia e Kosovës është “e pakthyeshme”.

Medi

E ndaj kësaj fjale ka reaguar Spahiu, duke i komentuar Sadriut.

“Prindon, të thuash që pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme do të thotë ta vësh atë nën pikëpyetje. Kjo gjë duhet të nënkuptohet e jo të thuhet nga goja e Presidentës. A e ke dëgjuar Makronin ndonjëherë të thotë: Pavasia e Francës është e pakthyeshme? Jo se ajo nënkuptohet.” – shkroi z. Saphiu.

E ndaj këtij komenti ka reaguar z. Sadriu, duke u ankuar për “jehonë negative” që po i bëhen punëve të presidentes Osmani.

“Nexhmedin Spahiu Jo. Ne pikepyetje ndoshta e ve ti dhe te tjeret qe cdo pune te mire te Presidentes i beni jehone negative. Presidentja ka mbrojte pavaresine e shtetesine ne organin me te larte gjyqesor te botes, ne GJND. Prandaj, me duket kogja naivitet nga ana juaj t’i shtremberoni qendrimet e Presidentes.” – shkroi Zotëriu i Parë i Kosovës në përgjigjen në profilin e tij në Facebook.

Gjersa kjo ishte përgjigja e z. Sadriut

“Prindon Sadriu nuk po shtrembëroj asgjë. Unë e mora atë që ti ke shkruar që besoj se nuk I ke shtrembëruar asgjë. Unë nuk kam paragjykim ndaj presidentes: e lavdëroj kur është për ta lavdëruar dhe e kritikoj kur është për t’u kritikuar. Nuk thash që Presidentja është kundër pavarësisë por thash që nuk është një gjë e duhur të thuhet se pavarësia është e pakthyeshme por duhet bërë që kjo të nënkuptohet.” – shkroi Spahiu.

Active 1