LAJME

Prishtina i kujton: Sot hapet ekspozita me fotografi nga gjenocidi në Srebrenicë

Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Islame e Bosnjë dhe Hercegovinës organizojnë sot hapjen e ekspozitës me fotografi nga gjenocidi në Srebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës, më 1995.

Roadside
Market Florenti

Ekspozita do të mbahet në hotel “Swiss Diamond” në Prishtinë.

Market Florenti
Florenti Company
Market Florenti
Koha

Ngjarja pritet të filloj nga ora 10:00.

Kjo ekspozitë është një nismë për të kujtuar masakrën dhe gjenocidin e Srebrenicës, një nga tragjeditë më të rënda të shekullit XX, ku më shumë se 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe gjatë korrikut të vitit 1995.

Ekspozita do të paraqesë fotografi autentike që ilustrojnë dhimbjen dhe vuajtjet e viktimave, si dhe rrugëtimin e gjatë të kërkimit të drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm kundër njerëzimit.