Market Florenti
KOSOVËLAJME

Prishtinasi e ndjek me veturë dhëndrin, tenton ta godet me thikë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet se e ka kanosur dhëndrin e tij, të cilin ka tentuar ta therë me thikë, raporton Gazeta Sinjali.

Si filloi e gjitha?

Aurora Group

Një burrë nuk e kishte gjetur gruan e tij kur ishte kthyer në shtëpi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:30. Pasi ishte njoftuar nga ajo përmes telefonit që ndodhet të prindërit e saj, ishte nisur për në rrugën “Naim Delvina”, në Prishtinë.

Me të mbërritur aty, miku i tij, vëllai i gruas, kishte dalë me një thikë në dorë, duke tentuar që ta godas.

Ai nuk e kishte lënë me kaq, sipas dëshmisë së burrit të siguruar nga Gazeta Sinjali, miku ka hipur në veturën e tij me të cilën e ka ndjekur dhëndrin për ta therur me thikë.

Çka deklaroi miku para hetuesve?

I dyshuari për “Kanosje” e ka pranuar se ishte ai që ia hapi derën dhëndrit, por e mohon që ka pasur thikë në dorë.

Ai po ashtu nuk e ka fshehur që e ka ndjekur me veturë burrin e motrës së tij, por ka deklaruar se ata nuk kanë pasur asnjë kontakt fizik.

Pas intervistimit, Sinjali mëson se prokurori ka dhënë urdhër që ndaj tij të hapet rasti “Kanosje”.

Koha