KOSOVËLAJME

Prishtinë: Katër të lënduar nga një aksident në orët e para të mëngjesit, dy policë

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura: njëra prej tyre e Policisë.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se dy të lënduar kanë qenë police.

“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona ( dy nga ta zyrtar policor)”, ka thënë Ahmeti.