
Arrestohen 2 të dyshuarit për vrasjen e 22 vjeçarit në Mitrovicë
***
Policia ka arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e 22 vjeçarit M.K, vrasje e cila ndodhi gjatë shkurtit në Mitrovicë.
Policia bëri të ditur se në orët e vona të mbrëmjes ka arrestuar L.S (31 vjeçar) dhe V.S (25 vjeçar). Si prova janë sekuestruar dy pistoleta.
Kjo vrasje kishte ndodhur më 12 shkurt, 2021, në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.
Policia javë më parë ka publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për t’i gjetur.
Që të dyve me urdhër të prokurorit u është shqiptuar masa e ndalimit 48 orësh.
Ky është raporti i plotë i policisë:
VRASJE E RËNDË
Mitrovicë, 12.02.2021 – 22:19. Në lidhje me rastin është raportuar se me 19.09.2021 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nga të cilët janë konfiskuar dy pistoleta me tre fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.








